Ja edhe vlerësimi i Adem Grabovcit për numrin e protestuesëve

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci nuk pajtohet me përllogaritjet e Policisë së Kosovës se në protestën e së shtunës të opozitës kanë qenë 8 mijë protestues. Ai e ka pranuar se ka qenë numër më i madh i protestuesve.

Ai duke iu kundërpërgjigjur deputetit të VV-së, Glauk Konjufca, ka thënë për RTK-në se deputeti Konjufca si përfaqësues i opozitës, publikisht po bën thirrje për rritjen e akteve të dhunës që është shqetësuese.

Grabovci ka theksuar se PDK-ja është e gatshme që të jap maksimumin për zgjidhje, mirëpo sipas tij, zgjedhjet nuk janë zgjidhje e problemit.
“Konjufca është i entuziazmuar për 10 -15 mijë qytetarë që morrën pjesë në protestë, por sikur pozita ti bënte thirrje qytetarëve për protestë, ku do të mbetej opozita dhe Konjufca. Forma që ka zgjedh opozita dhe mjetet që po i perdor nuk janë adekuate”, ka potencuar Grabovci.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here