Ja çka tregojnë familjarët e të arrestuarve të përleshjeve të Kumanovës

0
  • Familjarët e të burgosurve në burgun e Shutkës, në Shkup, kanë pritur deri në gjashtë orë për të vizituar të afërmit e tyre të arrestuar një javë më parë në incidentin e armatosur në Kumanovë.

  • Ata thonë se ndihma më e madhe mjekësore të burgosurve kosovarë fillimisht i është jap nga të burgosurit e tjerë përmes mjeteve të ndryshme.

    Edhe i burgosuri Bekë Bajra nga Gjilani është në gjendje jo të mirë shëndetësore thonë familjarët e tij.

    Tribuna Channel ka intervistuar edhe familjarët e të burgosurit Fatmir Reçica nga Kosova dhe Genc Sefës nga Shqipëria.

    Edhe një ditë më parë janë lejuar disa vizita për të burgosurit në grupin e Kumanovës, dhe njëri prej tyre ka qenë edhe vëllai i Fadil Fejzullahut.

    Ata fillimisht kanë kërkuar leje për vizitë në Gjykatën Themelore, në orët e paradites, dhe sipas Artene Ademi-Iseini, avokate e dy të burgosurve Valdet Zeka dhe Bekë Bajra, familjarëve nuk u janë dhënë lejet menjëherë duke bërë ndasi me maqedonët.

    Avokatja Ademi-Iseini është e shqetësuar edhe për gjendjen shëndetësore të burgosurve pasi që thotë se nuk kanë trajtimin e duhur shëndetësor.

    Pasi kanë përfunduar vizitat e familjarëve të pranishëm afër burgut të Shutkës ishin edhe pjesëtar të Misionit të OSBE-së.

    Deri më tani janë mbajtur protesta gjithandej Evropës për të kërkuar hetim ndërkombëtarë për atë që ka ndodhur.

    Fillimisht është protestuar para selisë së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, dhe përmes një letre drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Ban Ki-moon, shqiptarët në Zvicër kërkuan hetim ndërkombëtar për çështjen e Kumanovës. Protesta tjera janë mbajtur edhe në Shqipëri e Turqi.

    Edhe Avokati i Popullit në Maqedoni, Ixhet Mehmeti, për Tribuna Channel kishte paralajmëruar padi për keqtrajtim në tri raste të paraqitura nga familjarët e të burgosurve, përfshirë edhe dy raste për mos trajtim të duhur shëndetësor.

    Se çfarë janë kushtet në burg e tregon edhe fakti se të burgosurit në burgun e Shutkës në fillim të 2015-tës kishin mbajtur grevë urie duke kërkuar përmirësim të kushteve të tyre./Gazeta Tribuna/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here