Ja çka këmben Kosova për kodin telefonik sipas marrëveshjes që do të miratohet në Bruksel

0

Minstri serb i telekomunikacionit, Rasim Lajiq ka thënë se Prishtina dhe Beogradi kanë arritur një marrëveshje të mirë në fushën e telekomunikacionit.

Kjo marrëveshje do të nënshkruhet pasi që të arrihet një konsensus edhe për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ka thënë ministri, shkruan gazeta serbe “In Serbia”, transmeton Klan Kosova.
Sipas kësaj marrëveshje Telekom Serbia do të jetë e licencuar të operojë në Kosovë, dhe telefonatat nga Serbia dhe Kosova, nuk do të cilësohen si thirrje ndërkombëtare.
Ai ka thënë se Serbia është pajtuar që Kosova të ketë kodin e saj ndërkombëtar, të cilin Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, do ta regjistrojë si zonë gjeografike.
“Pa miratimin e Serbisë kjo gjë nuk do të ishte e mundur, për shkak se sipas standardeve të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, vetëm një shtet anëtar i OKB-së mund të ketë një prefiks 3 shifror, dhe Kosova nuk është shtet anëtar”, ka thënë Lajiq.
Në këmbim, Telekomi i Serbisë do të ketë licencë për operim si linjë telefonike mobile në Kosovë, e cila do të funksionalizohet në vitin 2017, dhe do të jetë e qasshme në tërë territorin e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here