Ja cilët janë disa nga fëmijët e djegur në New York dhe si u dogjën ata

0

Janë shfaqur edhe fotografitë e para të disa prej fëmijëve të djegur në rastin fatal në New Jork që mori jetën e 7 vëllezërve dhe motrave.
Në një nga zjarret më vdekjeprurëse të qytetit në vite, 7 fëmijë nga e njëjta familje hebreje ortodokse vdiqën të shtunën herët në një tragjedi kur flakët shkatërruan shtëpinë e tyre në Brooklyn.
New York Daily News i ka bërë me dije emrat e anëtarëve të vdekur të familjes Sassoon që janë: Yaakob, 5; Sara, 6; Moshe, 8; Yeshua, 10; Rivkah, 11; David, 12; Eliane, 16.
Në foton e mësipërme shihen dy nga fëmijët që kanë vdekur, dhe një motër që ka mbijetuar.
Nëna e tyre Gayle, 45, dhe motra e tyre 15-vjeçare Siporah kanë mbijetuar pasi janë hedhur nga një kat më lart, por janë në gjendje kritike.
Babai i tyre Gabi, ishte në Manhattan në kohën e zjarrit. Ai mori vesh për tragjedinë të shtunën në mëngjes.
Dëshmitarët i kanë përshkruar skenat e tmerrshme.
“Kam dëgjuar nënën duke klithur,” Fëmijët e mi janë brenda! Fëmijët e mi janë brenda! Nxjerrni ata jashtë! Nxjerrni ata jashtë! ” fqinji Nate Weber i ka thënë New York Daily News. “Nëna ishte jashtë. Ajo ishte djegur.”
Flaka, e cila shpërtheu pak para orës 24:30 të mëngjesit (04:30 sipas kohës britanike) kishte shpërthyer aksidentalisht nga një pjatë e nxehtë, të cilat janë përdorur nga shumë familje ortodokse që të ngrohin ushqimin ditën e shtunë. Ky ishte numri më i lartë i vdekjeve në një zjarr në qytet në 7 vjetë, ka thënë Komisioneri i Departamnetit të Zjarrfiksëve, Daniel Nigro.
“Kjo është një tragjedi e pabesueshme,” u ka thënë gazetarëve Kryetari i New Yorkut, Bill de Blasio pasi ka parë shkatërrimin në vendin e ngjarjes. “Çdo New Yorkas është duke e ndjerë këtë dhimbje tani.”
Zjarri kishte shpërthyer në kuzhinë. Zjarrëfikësit pasi e kishin shuar zjarrin i kishin gjetur fëmijët nga mosha 5 deri në moshën deri 16 vjeqare, në dhomat e tyre të gjumit afër pjesës së pasme të shtëpisë.
Më shumë se 100 zjarrfikës dolën për të luftuar flakët në lagjen e Bruklin-it Midwood dhe e sollën atë nën kontroll brenda një ore, ka thënë Daniel Nigro.
Midwood ka një popullsi të madhe të banorëve hebrenj ortodoksë.

shtepia

 

zjarrrr

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here