Ja cilat ushqime nuk duhet futur në frigorifer

0

Këto ushqime që po ju tregojmë, nuk duhet të futen në frigorifer, pasi humbasin vlerat.

Domatet – E humbin komplet shijen e tyre në frigorifer, prandaj mjafton t’i lini në një ambient të freskët.

Patatet – Në frigorifer ato bëhen më të ëmbla. Më mirë i vendosni në një çantë kartoni dhe i lini në vend të freskët.

Avkado – Nëse i mbani në frigorifer vështirë t’u hiqet lëkura. Nëse ia keni hequr më parë, atëherë mund t’i fusni.

Buka – Do të thahet komplet në frigorifer. Por nëse e prisni me feta për ta përdorur për sanduiç më vonë, atëherë futeni në ngrirje.

Hudhrat – Nëse do të futet në frigorifer do të nisë të zbutet dhe të nxjerrë bimë. Kështu që më mirë lijeni në vend të thatë e të freskët.

Mjalti – Nëse e lini në temperaturë ambienti, mjalti reziston për një kohë shumë më të gjatë.

Borziloku – Më mirë të mbahet në një gotë me ujë, si lule. Nëse futet në frigorifer do të vyshket, por më parë thith të gjithë erërat e ushqimit në frigorifer.

Vaji i ullirit– Nëse futet në frigorifer, atëherë ai do të shndërrohet në lëng të trashë, gati si gjalp.

Kafja – Në frigorifer ajo e humb shijen, si dhe mund të tërheqë aromat e tjera të ushqimeve. Më mirë të ruhet në vendet të thata dhe pa dritë.

Qepa – Ashtu si hurdha, edhe qepa lagështohet në frigorifer. Mund të mbahen në vende të thata, por kujdes, jo në një vend me patatet, sepse afër njëra-tjetrës prishen të dyja shpejt./tesheshi.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here