Ja cilat do të jenë kërkesat e opozitës në protestën e 18 prillit

0

Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri dhe Dardan Molliqaj, janë takuar sot me përfaqësuesit e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Ahmet Isufi, si dhe me ata të NISMA-s, Fatmir Limaj dhe Xhevat Bislimi, për të diskutuar lidhur me protestën “kundër kapjes së shtetit” që do të mbahet më 18 prill në 14:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti”. Në këtë takim sipas një njoftimi nga Lëvizja VETËVENDOSJE ndër të tjera është vendosur për kërkesat konkrete të protestës.

Kërkesat e protestës sipas njoftimit do të jenë këto:

1.Të shfuqizohet vendimi i ZRrEE-së i datës 29 gusht 2014 dhe të shkarkohet Bordi i ZRrEE-së
2. Trepça të shpallet me ligj ndërmarrje publike me status të veçantë
3. Të shkarkohet Hajredin Kuqi
4. Të dorëhiqet Enver Hasani
5. Të shkarkohet menaxhmenti i RTK-së

ata

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here