Ja cila është pasuria e deputetes Teuta Rugova,vajzës së Ibrahim Rugovës

0
Në deklarimin e pasurisë së saj, deputetja Teuta Rugova ka deklaruar edhe pasurinë e trashëguar dhe të përbashkët të familjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ajo ka deklaruar edhe shtëpinë që familja Rugova e ka, e që e ka llogaritur në vlerë 1.5 milion euro. Po ashtu, të deklaruar deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës e ka edhe banesën prej 68 metra katror që e ka vlerësuar me 68 mijë euro, raporton “Indeksonline”.

Teuta ka deklaruar edhe një veturë në vlerë prej 25 mijë euro.
Pos pagës si deputete, Teuta Rugova ka deklaruar edhe 2100 euro që i marrin nga Presidenca si dhe një pagë prej 400 eurosh që marrin nga LDK-ja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here