Ja cila është mosha ideale për t’u martuar

0

Një studim në SHBA ka përcaktuar moshën ideale për t’u martuar. Pas analizimit të të dhënave të publikuara në Raportin Kombëtar për Rritjen e Familjeve nga viti 2006-2010, një profesor i Universitetit të Utah-ut ka arritur në përfundimin se mosha më e mirë për martesë është ajo nga 28-32 vjeç.

Profesori i sociologjisë, Nicholas Wolfinger, thotë se shanset për divorc janë shumë më të vogla nëse një çift martohet në këtë moshë.

Sipas tij, shanset më të mëdha për t’u ndarë janë nga martesat në moshë të re dhe ato pas të 35-ave dhe fillimit të 40-ave.

Studimi ka ngjallur shumë interes në media, por terapistët e martesave i shohin me skepticizëm rezultatet e tij. Ata thonë se shpesh çiftet qëndrojnë në martesë për hir të opinionit, duke luajtur rolin e çiftit të lumtur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here