Ja çfarë thotë Wenger për ndeshjen ndaj Monacos ?

0

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka folur para ndeshjes me Monacon. “A jemi humbës të guximshëm? Nuk është ajo çfarë dëshironi; ju dëshironi të kualifikoheni. Ne kemi bërë gabim në ndeshjen e parë. Ajo çfarë dëshironi në jetë është shansi t’i përmirësoni gjërat. Ne kemi mundësinë ta bëjmë si duhet menjëherë dhe do të jemi të gatshëm të japim gjithçka për ta bërë. Ne jemi në një pozitë ku Monaco është favorite. Mund të shkojmë atje dhe të krijojmë diçka të veçantë. Unë besoj se kemi dëshirë për ta bërë këtë. Sinqerisht, do të preferoja të jemi 3-0 në avantazh, por nuk kemi zgjedhje. Ne duhet ta bëjmë si duhet. Ndonjëherë në jetë bëni gabime të mëdha dhe nuk ka kthim prapa,në asnjë mënyrë nuk keni shans t’i përmirësoni ata. Por në futboll mund ta bëni këtë, andaj le të japim gjithçka”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here