Ja çfarë shkruante Akademik Gazmend Zajmi për çmitizimin e mitit serb “mbi Kosovën si djep të Serbisë”

0

Akademik Gazmend Zajmi në të gjallë të tij e kishte trajtuar në krijimtarinë e tij edhe çështje e çmitizimit të mitit serb për Kosovën.

“… përkundër pohimeve me karakter të tillë, Kosova nuk është as djep i popullit serb, as djep i shtetit serb. Për hirë të lashtësisë etnike të popullit serb, duhet thënë se populli serb si etnikum është më i hershëm se koha e dyndjes së tij në Ballkan, e aq më parë më i hershëm se koha më e vonshme e depërtimit të serbëve në rrafshin e Kosovës. Gjithashtu shteti Nemanjiq është më i hershëm se zgjerimi i tij në Kosovë. Kështu, edhe Dante Aligeri në një pjesë të “Komedisë hyjnore” përmendi Rashkën dhe jo Kosovën. Për hir të së vërtetës historike do theksuar në veçanti se në vargun e gjatë të shekujve politikë të Kosovës, nuk ekzistojnë vetëm dy shekuj mesjetar të shtetit Nemanjiq në Kosovë, të zgjeruar në të me okupim të territorit politik bizantin, siç zgjeroheshin më në fund të gjitha regnumet mesjetare, por ekzistojnë dhe shekuj politikë të botës antike dhe të mesjetës së hershme para pushtetit të Nemanjiqëve, ekzistojnë pesë shekuj të shtetit osman turk, ekziston shekulli XIX dhe fillimi i shekullit XX i lëvizjeve, i organizmave dhe i kryengritjeve kombëtare, kur, për shkak të strukturës etnike-kombëtare të regjioneve, nuk është aspak e rastit se në kornizën e shtetit osman kryengritja nacionale serbe ishte në Shumadi, ndërsa kryengritja nacionale shqiptare ishte në Kosovë… “

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here