Ja çfarë përplasjesh pati sot në sallën e Kuvendit të Prishtinës dhe jashtë saj (Video)

0

Përplasje të ashpër kanë pasur LDK dhe Vetëvendosje në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, raporton KTV.

LDK-ja në fund të mbledhjes kërkoi pezullim të bordeve të ndërmarrjeve publike, derisa Vetëvendosje këmbënguli që mbledhja ishte për raportim, e jo pezullim.

Çështja e pezullimit do të shkojë për vlerësim në nivel qendror, sidomos nga fakti që LDK-ja thotë se përveç këshilltarëve, edhe atyre të PDK-së votoi edhe Besa Rafuna e AAK-së.

Megjithatë, këshilltarja komunale tha se nuk votoi, por qëndroi për të parë përleshjen deri në momentin kur ajo u ftua nga Ylli Hoxha i Vetëvendosjes që të dalë jashtë se kështu është marrë vesh me Besnik Tahirin.

Tërë kjo tollovi u shkaktua nga shkarkimi që Vetëvendosje i bëri kryeshefit të kompanisë “Pastrimi”, Feim Salihu. Për të parin e Prishtinës është e pakuptimtë tërë kjo mbrojtje drejt Salihut. Sipas tij, kjo sqaron lidhjet familjare që janë brenda LDK-së. PDK-ja, e cila u rendit pranë LDK-së, ashtu sikurse në nivelin qendror, tha se presion pati edhe nga Vetëvendosje. /Koha/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here