Ja çfarë ngjyre duhet të kenë rrobat tuaja në një intervistë pune

0

Një intervistë pune mund të jetë një ndër momentet vendimtare për karrierën. Një grup studiuesish, të cilët kanë studiuar efektin e ngjyrave te njerëzit, rekomandojnë në mënyrë të veçantë njërën prej tyre si ngjyra që duhet veshur kur përballesh me punëdhënësin e mundshëm.

Një studim i kryer në Britaninë e Madhe ka nxjerrë të zezën si ngjyrën që përcjell besim dhe seriozitet. Studimi është kryer nga një kompani  veshjesh, e cila ka intervistuar 1 mijë klientë.

Sipas studimit, nëse kemi përpara një person të veshur me të zezë, ne jemi të prirë t’i besojmë. Të ndikuar nga serioziteti që të imponon e zeza, ne e perceptojmë bashkëbiseduesin si person të qëndrueshëm, të besuar dhe korrekt.

Është kjo arsyeja që sipas studimit e bën të zezën ngjyrë të rekomanduar për takimet e punës, edhe nëse përdoret në të gjithë veshjen. Sipas perceptimit të të anketuarve, ngjyra që ngjall besim te tjetri është e zeza (56 % e të pyeturve). Më pas, në radhë renditen e kuqja, bluja dhe e bardha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here