Ja anëtarët e jurisë së Festivalit të Këngës në RTSH

0
Nata e parë e Festivalit të 54-t të Këngës në RTSH nis sonte në Pallatin e Kongreseve.

Anëtarët e jurisë që do të gjykojnë perofmancat live të këngëtarëve janë: Ilirian Zhupa (poet), Piro Çako (kantautor), Helidon Haliti(piktor), Françesk Radi (këngëtar), Olta Boka (këngëtare),Jehona Sopi (këngëtare) dhe Alban Nimani (vokalist i grupit “Asgjë Sikur Dielli”).

Në orën 20:30 festivali do të prezantohet vetëm nga Blerta Tafani dhe Pandi Laço, pas dorëheqjes së artistes Gresa Pallaska. Skenari është shkruar nga Pandi Laço, regjisor është Bledar Laço, skenograf Fatmir Minga, drejtor artistik Elton Deda kurse producentë muzikorë do të jenë Edmond Zhulali dhe Sokol Marsi.

Në skenë do të ngjiten 30 këngë, të bëra tashmë publike nëpërmjet faqes së festivalit në internet. Sonte do të interpretojnë 15 artistë, për t’u lënë vendin 15 të tjerëve nesër mbrëma. Nata finale, të dielën, do të presë 18 më të mirët.

Këngët e natës së parë sipas radhës:
1. Egzon Pireci – “Triumf”
2. Grupi “Simbol”  – “Artiste”
3. Voltan Prodani – “Dëgjoje këngën o At!”
4. Adrian Lulgjuraj – “Jeto dhe ëndërro”
5. Sigi Bastri – “Engjëll i lirë”
6. Dilan Reka – “Buzëqesh”
7. Luiz Ejlli – “Pa mbarim”
8. Nilsa Hysi – “Asaj”
9. Orgesa Zaimi – “Një shishe në oqean”
10. Erga Halilaj – “Monolog”
11. Florent Abrashi – “Të ndjek çdo hap”
12. Teuta Kurti – “Në sytë e mi”
13. Kozma Dushi – “Një kafe”
14. Aslajdon Zaimaj – “Merrmë që sot”
15. Erget Pano – “Mos ik”.

Në natën e dytë do të ngjiten në skenë:
Kristi Popa
Rezarta Smaja & Klodian Kaçani
Grupi “Revolt Klan”
Jozefina Simoni
Andi Tanko
Niku & Entela Zhula
Genc Tukiçi
Evans Rama
Besa Krasniqi
Enxhi Nasufi
Flaka Krelani
Renis Gjoka
Lind Islami
Eneda Tarifa
Klajd Musabelliu

Si përherë, fituesi i festivalit do ta përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës që do të mbahet në maj në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here