Ja agjenda e vizitës së kryeministrit serb Vuçiq në Tiranë

0

Vizita e kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq në Tiranë u zyrtarizua, bashkë me të mësohet edhe agjenda e takimeve.

Kreu i qeverisë serbe që do të vizitojë më 27 maj kryeqytetin shqiptar do pritet në mënyrë reciproke, ndërkohë që lajmin për agjendën e tij e bëri publik televizioni shtetëror serb “RTS”.

Nga agjenda e publikuar nga mediat serbe, mësohet se Vuçiq pritet të mbërrijë në Tiranë rreth orës 11:30. Ai do të mbërrijë në Pallatin e Brigadave, ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare e pritjes.

Pas mbërritje, kryeministri serb do të pritet nga homologu i tij shqiptar, kryeministri Edi Rama.

Pas takimit dypalësh, do të ketë takim mes delegacioneve të të dyja vendeve. Në protokoll parashikohet që dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për shtyp. Gjithashtu parashikohet që edhe dreka të zhvillohet po në Pallatin e Brigadave, transmeton Shekulli.

Ndërkohë sipas protokollit është në përpunim e sipër edhe organizimi i takimeve të Vuçiq-it me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, kreun e Kuvendit, Ilir Meta dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Më datë 28, kryeministri Vuçiq do të jetë sërish në Tiranë, ku do të marrë pjesë në “Vienna Economic Forum”, që do të mbahet në Shqipëri.

Në këtë forum planifikohet të marrin pjesë kryeministrat e disa vendeve të Adriatikut dhe Detit të Zi. Deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen kryeministrat e Moldavisë, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, e Serbisë, ndërsa pritet të konfirmojnë pjesëmarrjen edhe kryeministrat e Kroacisë dhe Maqedonisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here