Izet Hoti”: “Detyrë e imja, ta menagjoj shkollën, jo të merrem me bisedat në rrjete sociale”

0

Në lidhje me informacionin e publikuar dje nga Policia e Kosovës se “në Malishevë është arrestuar një profesor pasi që ai përmes rrjetit social e ka provokuar në biseda seksuale një nxënëse të tij në shkollë të mesme”, ka reaguar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gjimnazit “Hamdi Berisha”, ku ka ndodhë ngjarja, Izet Hoti. Ai në llogarinë e tij në rrjetin social në Facebook i ka akuzuar “disa portale të paguara dhe të orkestruara politikisht” se e kanë apostrofuar emrin e tij dhe ka mohuar çfarëdo përgjegjësie në lidhje me këtë rast. Në fakt ka qenë Policia e Kosovës-Zyra për Informim Publik nga Prishtina ajo që e ka dhënë lajmin për të gjitha mediat kosovare, duke e trajtuar rastin e profesorit si “sulm seksual dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Njëkohësisht nga Policia e Kosovës ka dalë informacioni se veq profesorit që është arrestuar, është intervistuar edhe një i dyshuar tjetër(është fjala për drejtorin e shkollës) pra në cilësinë e “të dyshuarit” për mosraportim të rastit dhe sipas policisë ai pas intervistimit është liruar “në procedurë të rregullt”. Drejtori Hoti megjithatë ka thënë se nuk qëndron asnjë fakt mbi akuzat që rëndojnë mbi të.
Më poshtë mund të lexoni të plotë reagimin e Hotit në Facebook:

“Me që nêpër disa portale të paguara dhe të orkestruara politikisht po apostrofohet emri i im,dua të sqaroj për opinjonin se nuk qëndron as një fakt mbi kto akuza që rëndojn mbi mua.
Sa për sqarim detyr e imja është që të menagjoj institucionin që unë e udhëheq brenda dispozitave ligjore,brenda proqesit mesimor dhe jo të merrem me bisedat që bëhen nëpër rrjetet sociale e që shpeshher jan edhe të keqpërdorura nga persona të pa ndërgjegjëshëm.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here