Ivica Daçiq: Unë jo, por Odalloviqi e njeh Isa Mustafën  

0

Ivica Daçiq ka thënë se ai nuk e njeh personalisht Isa Mustafën, por është një koleg i tij që e njeh atë. “Velko Odalloviq (sekretari i përgjithshëmi qeverisë së Serbisë, v.j) më ka treguar se bashkë me Isa Mustafa e kanë krijuar Fushë Kosovën”, ka thënë Dacic, transemton Klan Kosova.

Velko Odallovic është zyrtar i SPS-it dhe ka mbajtur pozita të larta në Kosovë gjatë regjimit të Sllobodan Milloshevicit. Aktualisht, Odalloviq është përgjegjës i Qeverisë së Serbisë për persona të pagjetur. Odallovic ka prejardhje nga Kosova dhe është i lindur në Lipjan.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se Serbia pret dialog me Kosovën për Trepçën.

“Për Trepçën duhet të flasin. Ne jemi të gatshëm për këtë”, ka thënë Daqiç.

Ai ka thënë se kreditë që ka paguar Serbia për Kosovën duhet të dialogohen në Bruskel mes Prishtinë e Beogradit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here