Ivica Daçiq thotë se u kërcënua me vdekje nga Behgjet Pacolli

0

Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli e ka kërcënuar hapur me vdekje kreun e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq në një takim ministror në Bukuresht, shkruan gazeta e Beogradit “Kurir”.

Sipas tabloidit, Pacolli pa kërkuar falje dhe në gjuhën serbe i ka thënë Daçiqit: “Nëse ka një atentat, dijeni se jemi ne shqiptarët.”

Në deklaratën e tij drejtuar “Kuririt”, Daçiq tha se politikanët shqiptarë janë nervozë, sepse “atyre trualli po u luan nën këmbë”.

“Unë kam marrë tashmë shumë kërcënime, por kjo është hera e parë që njëri nga politikanët shqiptarë kërcënon kështu drejtpërdrejt. Kjo tregon se sa nervoz janë ata, atyre trualli po u luan nën këmbë. Ata mendonin se kishte mbaruar”, ka thënë Daciq.

“Unë u thashë atyre”, thotë Daçiq, se unë jam ministri i tyre dhe se ata janë vetëm ndihmësit e mi, sepse Kosova është pjesë e Serbisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here