Ivanoviq ka “rritur bindjen në burg” se duhen marrdhënie cilësore me shqiptarët

0

Lideri i IQ-së “SDP“ Oliver Ivanoviq, i cili është arrestuar me akuza nga EULEX-i për krime lufte ndaj shqiptarëve, thekson se këtë burgim nuk e kanë kurdisur as shqiptarët dhe as serbët.

Sipas Ivanoviqit, këtë e kanë bër vetëm politikanët nga EULEX -i.

“Prapa aktakuzës kundër meje qëndron përfaqësuesi i EULEX-it në prokurori i cili e ka imagjinuar planin dhe e ka nisur iniciativën me qëllim të largimit të vëmendjes nga afera e vet gjithnjë aktuale”, ka theksuaer Ivanoviq.

Ai ka kritikuar Prokurorinë, të cilës, sipas tij, i janë dashur tetë muaj për të përcaktuar se për çfarë dyshohet. Sipas tij, ka argumente që e i përgënjeshtrojnë këto dyshime.

“Pas dëgjimit të 31 dëshmitarëve, kemi rezultatin se asnjëri nuk e konfirmon përzierjen time në veprat penale që më ngarkohen. Dikush më ka parë në masën e njerëzve, gjë që dhe nuk është kontestuese, sepse gjithë kohën kam jetuar në Mitrovicë”, ka deklaruar Ivanoviq.

Ai ka theksuar se që nga viti 1999 është angazhuar për dialog politik me shqiptarët, ndërsa duket se në burg e ka evoluar edhe më shumë qëndrimin e vet për marrëdhëniet me shqiptarët.

“Nuk e nënçmoj rëndësinë e marrëdhënieve të mira me kroatë, boshnjakët e hungarezët, por tani shumë e rëndësishme që të bëhen hapa të kujdesshëm e të hapët për vendosjen e marrëdhënieve cilësore me shqiptarët. Kemi, përgjithësisht, shumë paragjykime për shqiptarët, për të cilët edhe ata janë pjesërisht fajtorë, por faji kryesor është injorimi ynë për ekzistimin e tyre, për kulturën e tyre, për zakonet, druajtjet dhe synimet e tyre”, ka thënë Ivanoviq, raporton Tanjug.

Ai e quan të rëndësishme përmendjen e tij në Këshillin e Sigurimit dhe në takime të ndryshme ndërkombëtare nga kryetari serb, Tomislav Nikoliq, kryeministri Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq.

Oliver Ivanoviq akuzohet për vrasje të civilëve shqiptarë në vitin 1999 dhe në vitin 2000.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here