Ivanov thotë se nga fillimviti i kishte paralajmëruar ndërkombëtarët për grupin terrorist

0

Në Maqedoni ndodhi ajo që unë e kam paralajmëruar muaj më parë në fjalën time në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Autorët dhe të gjithë ata që janë përfshirë në këtë akt terrorist do të paguajnë shtrenjtë për atë që u përpoqën të bëjnë për Maqedoninë dhe qytetarët e saj. Kështu ka thënë presidenti Gjorge Ivanov, pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të cilën e kishte thirrur vet.

Ivanov, në fillim të fjalës së tij shprehu ngushëllimet e tij për familjet e policëve të vdekur.

“Qëllimi ishte parandalimi i sulmeve të koordinuara terroriste në vende të ndryshme që synonin të shkaktojnë destabilizim serioz. Policia ka ndërmarrë veprimet me qëllim për të parandaluar viktimat civile. Kam pasur në të kaluarën një konsultim me Këshillin e sigurisë për qëllimin e këtij grupi, dhe është konstatuar se ky grup nuk e ka mbështetjen as në vend as në rajon. Grupi përbëhet nga individë mirë të trajnuar dhe me të shkuar penale. Ne në asnjë mënyrë nuk kemi nënvlerësuar as aftësinë dhe as kapacitetin e këtij grupi për të kryer një sulm terrorist”, ka thënë Ivanov.

Ai shprehu keqardhjen se ky çmim u pagua me jetë njerëzish.

“Për këtë grup, në fillim të 2015, kemi njoftuar me shkrim 17 zyrat e huaja, përfshirë Bashkimin Evropian dhe NATO-n”, ka thënë më tej ai.

Ai vuri në dukje se nuk do të lejohet përshkallëzimi i tensioneve dhe se janë duke bërë çdo gjë të nevojshme për të shmangur destabilizimin e shtetit dhe çrregullimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Në atë kohë, ai theksoi se është e nevojshme për qytetarët ndihma edhe nga mediat edhe nga partitë politike. Ivanov bëri thirrje për zhbllokimin e integrimit të Maqedonisë në BE, me qëllim të rritjes së sigurisë së shtetit dhe të rajonit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here