Ivanov mbledh Këshillin e Sigurisë, fton Zaevin, Ahmetin e Thaçin

0

Presidenti Gjorge Ivanov për sot pasdite ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në format të zgjeruar e cila pritet të diskutoj  zhvillimet në Kumanovë. Në këtë mbledhje përveç anëtarëve të saj janë thirrur edhe liderët e partive më të mëdha në vend, lideri i LSDM-së  Zoran Zaev, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi. Pas përfundimit të mbledhjes, presidenti Ivnov do të ketë një paraqitje për opinionin. Në përbërje të Këshillit të Sigurisë janë edhe kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i parlamentit, ministri i brendshëm , ai i jashtëm dhe ministri i mbrojtjes si dhe tre anëtarët tjerë,  Naser Sejdini, Flora Kadriu dhe Veli Kreci.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here