Italiani vret me thikë shqiptarin, e zuri në flagrancë me gruan

0

Një vrasje ka ndodhur në Ariano Irpino në provincën e Avellinos. Viktima është një shqiptar 39-vjeçar rezident në Giardinetto, një qendër e vogël në provincën e Foggias.

Alessandro Palermiti, një fermer 52-vjeçar pasi e ndoqi dhe e kapi shqiptarin në makinë me bashkëshorten e tij pranë një ferme, e ka vrarë me thikë.

Italiani e ka qëlluar disa herë 39-vjeçarin shqiptar deri sa e ka lënë të vdekur dhe më pas është arratisur. Autoritetet italiane janë vënë në kërkim të Palerimitit, i cili vetëm pas pak orësh nga krimi është arrestuar nga karabinierët.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here