Italianët ia nxjerrin në shesh mashtrimet e televizonit Top Channel Albania

0

Emisioni i famshëm investigativ italian, Striscia la notizia, publikoi mbrëmjen e së martës mashtrimin që “Top Channel” i ka bërë teleshikuesve të edicionit të vjetshëm të Master Chef.

Gazetari i emisionit realizoi një kamera të fshehtë me fituesin e sezonit të fundit, Bleri Dervishi’, i cili rrëfeu teknikat e përdorura nga produksioni i Master Chef, për të mbajtur audiencën të mbërthyer përpara ekranit.

Në këtë video fituesi tregon se të katër finalistët ishin profesionistë dhe vinin nga kuzhinat e disa restoranteve prestigjioze. Ata ishin shefa, gjë që bie ndesh me qëllimin e programit, i cili vë përpballë njëri tjetrit vetëm të apasionuarit pas kuzhinës.

“Ishim të gjithë profesionistë dhe unë kisha frikë se do humbja, sepse ishim katër gjysmë-finalistë që punonim nëpër vende prestigjoze dhe unë isha më i riu. U ndesha me njërin që punonte në “San Domenico”, vend me dy yje Michelin, një tjetër që punonte në “Alinea”, vend me tre yje në Amerikë, njëri që punonte tek “Crippa” dhe të gjithë e dinim për njëri-tjetrin që ishim kuzhinierë profesionistë.” – thotë Bleri në videon që zgjat rreth 3 minuta publikuar në Canale 5.

Në rrëfimin e tij ai tha se ka punuar si shef në një kuzhinë që 16 vjeç, ndërsa në versionin ‘Master Chef’, ka punuar si pjatalarës që në moshën 10-vjeçare.

22-vjeçari pohon se është shef kuzhine profesionist, ndërkohë që në prezantimin e bërë përpara publikut shqiptar, u prezantua si një larës pjatash i thjeshtë. Në këtë kronikë investigative u fol po ashtu edhe për trukimet që bën formati italian, për qëllimin e vetëm: të thithin audiencë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here