Itali: Ekzekutohet një shqiptar me plumb në fytyrë

0

Një tjetër shqiptar është ekzekutuar në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Vareze dhe viktima është një 26-vjeçar shqiptar i cili është qëlluar më një plumb në fytyrë mbrëmjen e se mërkurës në Itali.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit, ku është dërguar pas marrjes së plagëve. Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.

Hetuesit po punojnë në dy pista për zbardhjen e saj. E para është ajo e një atentati, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e një ngjarjeje aksidentale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here