Itali: Belgu rrahet keq nga shqiptari i “Casanovës”

0

Mediat italiane kanë mbushur faqet prej dy ditëve me një ndodhi të rrallë, sipas tyre në vendin e tyre. Është fotoja e një pronari kompanie, që në Itali ishte si turist dhe fati i tij i keq e kishte çuar drejt restorantit të një shqiptari për të drekuar. Një gabim i kamerierit të restorantit dhe kërkesa e gruas që ishte në krah të turistit, ka bërë turisti-klient te shqiptari të rrahet barbarisht nga pronari. Turisti, që sipas policisë dhe medias vendase ka dalë në media ashtu siç është larguar nga lokali i shqiptarit me fraktura dhe me sy të ënjtur. Bashkë me gruan, i rrahuri, ka treguar gjithçka ka ndodhur me shqiptarin.

Il Giornale dhe një sërë mediesh të tjera e rrëfejnë kështu pamjen e të rrahurit belg nga pronari shqiptar: “Me sytë e nxirë, dhëmbët thyer dhe fraktura në fytyrë, turisti Gunther Van Eyck, tregon se këto janë pasojat e përballjes me pronarin shqiptar të një restoranti në Itali”. 42-vjeçari belg, pronar i një kompanie që merret me riparimin e anijeve në Itali, u ka thënë medieve se është rrahur nga një shqiptar në restorantin “Casanova”.

Ngjarja ka ndodhur të martën, rreth orës 14:00, kur Eyck së bashku me bashkëshorten kanë shkuar në restorant për të drekuar. Duket se gjithçka ka nisur me ngatërrimin e porosisë pasi gruaja ka kërkuar një biftek me salcë berneze, ndërsa  kamerieri ka harruar dhe i ka sjellë ushqimin me piper. “Kamerieri pranoi se ka gabuar porosinë dhe shkoi të sillte një tjetër. Dhjetë minuta më vonë, na vjen i njëjti biftek, por i pastruar në pjesën e sipërme dhe me një salcë sipër, po jo atë që kishim kërkuar.

Ishte një salcë e keqe, e hidhur. Ime shoqe nuk mund ta hante. Atëherë kërkova llogarinë dhe më thanë që kushtonte 28 euro. U thashë se kjo nuk ishte korrekte dhe bifteku që më kishin sjellë nuk ishte ai që kërkoja. Kamerieri u përgjigj se në Venecia ai lloj bifteku quhej me salcë berneze. Unë kundërshtova. Në atë moment, një burrë, që mendoj se ishte pronari, më pa shtrembër. – Mbylle, ule zërin në lokalin tim, më tha. – Unë jam klienti, – i thashë. – Ti nuk e di kush jam unë. Unë jam shqiptar.

Dhe mund të ta pres fytin këtu, – më tha duke më bërë me dorë gjestin për këtë veprim. Më pas më gjuajti një grusht të fuqishëm në sy. Rashë përtokë. Erdhën të tjerë dhe më gjuajtën me grushte e shkelma. Nuk e di sa ishin, aq sa zgjati e gjithë kjo histori”. Mediat vendase janë marrë vetëm me rrëfimin e belgut, ndërsa ende nuk bëhet me dije se çfarë mase është marrë për shqiptarin e dhunshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here