Issis kërcënon Barack Obamen me prerje koke në Shtëpinë e Bardhë

0

Videoja e fundit e publikuar nga militantët ekstremistë ISIS-it, përpos pamjeve të tmerrit të një ekzekutimi me prerje koke, përcjell edhe një mesazh të frikshëm e të guximshëm. Shënjestra e radhës e terroristëve është vetë Presidenti amerikan Barack Obama.

“Ta dish Obama, se ne do të vijmë deri në Amerikë. Ta dish se do të ta presim kokën në Shtëpinë e Bardhë, e Amerikën do ta kthejmë në provincë myslimane”, thotë në arabisht njëri nga luftëtarët e veshur me të zeza e me fytyrë të mbuluar.

Paralajmërimet e ekstremistëve nuk kursejnë as vendet e Evropës.

“Ky është mesazhi im për Francën dhe motrën e saj, Belgjikën. Ne ju themi se do të vijmë te ju me autobomba dhe eksplozivë e do presim edhe kokat tuaja”.

Pamjet shuhen në një ekran të zi, kur thika shkon në fytin e një ushtari të paidentifikuar kurd. Videoja u publikua dy ditë pasi forcat kurde zmbrapsën xhihadistët e ISIS-it nga Kobane, qyteti strategjik sirian në kufi me Turqinë, për kontrollin e të cilit është luftuar prej muajsh.

Në një tjetër mesazh online, Shteti Islamik paralajmëroi se pengut japonez dhe pilotit nga Jordania u mbeten vetëm 24 orë jetë. Në këmbim të faljes së tyre kërkohet lirimi i Sajida al-Rishaëi, një motër e kalifatit, siç e quan ISIS-i.

Al-Rishaëi ka 9 vjet e burgosur në Jordani për rolin e saj në sulmet vdekjeprurëse mbi hotelet e Amanit, që vranë 57 vetë. Në 2006-n, gruaja u dënua me vdekje, por shpëtoi nga ekzekutimi për shkak se po atë vit Jordania vendosi një moratorium mbi dënimin kapital./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here