Ismet Hebibi shpalosë “programin” për president, kërkon ndihmë financiare

0

I vetëkandiduari për president të Kosovës, mjeku Ismet Hebibi nga Juniku mbrëmë ka shpalosur në llogarinë e tij në Facebook objektivat dhe angazhimet e tij në rast se do ta merrte besimin e qytetarëve. Ndonëse në Kosovë presidenti ende zgjidhet nga Parlamenti, Hebibi thotë se “për herë të parë në Histori- votohet Presidenti i Kosovës nga Populli i Saj.”

Por nëse qytetarët e Kosovës duan ta kenë president Ismet Hebibin duhet ta ndihmojnë atë financiarisht për “fushatën presidenciale”. “Si intelektual i devotshëm, si shkencëtar mjekësie, si shkrimtar e humanist në Organizatën humanitare antikancer Kosovë dhe së fundit si politikan popullor -internacionalist kam shpenzuar gjithë pasurinë time.”ka theksuar ai duke publikuar edhe gjirollogarinë ku mund të derdhen mjetet.

 

Më poshtë mund të lexoni të plotë adresimin e Hebibit në Facebook:

 

 

“1 ZOT! 1 BABA! 1 ATËDHE! 1 NËNË!

Mirëmbrëma Kosovë!Mirëmbrëma Amerikë! Mirëmbrëma Europë!Mirëmbrëma Shqiptari e Shqiptarë në botën e madhe dhe të bukur!

(Më falni që teksti i mëposhtëm është i shkruar me germa shtypi……!!)

KËRKOI PËRKRAHJE PËR KANDIDIMIN TIM SI PRESIDENT I KOSOVËS NË ZGJEDHJET E ARDHSHME PRESIDENCIALE!!

– NGA POPULLI IM I NDERUAR I KOSOVËS DHE GJITHA PARTITË E NDERUARA TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS TONË TË DASHUR! KUR POPULLI ME VOTËN E DREJPËRDREJT E ZGJEDH PRESIDENTIN E KOSOVËS-SI PERSONIN UNIFIKUES TÈ POPULLIT DHE PARTIVE- PËR PROSPERITETIN, EUROATLANTIZMIN DHE JETËN E LUMTUR PËR TË GJITHË QYTETARËT E KOSOVËS SË BUKUR!

1.NJË UDHËHEQËS I VËRTETË I POPULLIT, I CILI NUK E DËSHIRON KARRIGEN, POR PERSPEKTIVËN DHE ZHVILLIMIN E GJITHËMBARSHËM NË GJITHA FUSHAT E JETËS –MIRËQENIE DHE LUMTURI TË PËRGJITHSHME.

2.KREJT NDRYSHE NGA UDHËHEQËSIT E MË PARSHËM, E MBAN FJALËN, KUR PREMTON E REALIZON, GJYKON DHE VEPRON ME MEND, ZEMËRMIRËSI DHE NDËRGJEGJE TË PASTËRT.

3.I SHKOLLUAR, I DIJTUR ,I DREJTË DHE I GUXIMSHËM.I PAKORRUPTUAR DHE ASNJËHERË DERI ME SOT NUK KA BASHKPUNUAR ME ARMIQËT E KOSOVËS, AS ME KEQPËRDORUESIT E PASURISË DHE DINJITETIT TE SAJ DHE ATIJ KOMBTARË!

4.UDHËHEQËS ME VIZION TË QARTË DHE I PËRGATITUR PËR NJË TË ARDHME MË TË SIGURTË DHE MË TË LUMTUR PËR TË GJITHË- SECILIN QYTETAR TË NDËRGJEGJSHËM DHE FAMILJE TË NDERSHME.KA PUNUAR VAZHDIMISHT DHE DO TË PUNOI EDHE NË TË ARDHMEN PËR MIRËQENIEN E PËRGJITHSHME TË POPULLIT- PËR ASNJË SHPËRBLIM APO DEKORIM MOMENTAL.

5.I ORIENTUAR DEMOKRATIKISHT DHE HUMANISHT KAH PERËNDIMI- NË MIQËSI TË PËRHERSHME ME AMERIKËN DEMOKRATIKE DHE UNIONIN DEMOKRATIK EUROPIAN.

6.LUFTËTAR I PAEPUR I LIRISË NJERZORE DHE TË DREJTAVE TË VËRTETA DEMOKRATIKE TË SECILIT NJERI TË LIGJSHËM, TË ARSIMUAR DHE HUMAN.

7.DREJTËSI LIGJORE DHE KUSHTETUESE.TË DREJTA TË PATJETËRSUESHME NË PRONË PRIVATE,SI DHE KTHIM TË PROQEDURAVE TË PALIGJSHME DHE ARBITRARE PARAPRAKE, KU JANË BËRË SHKELJE FLAGRANTE TË LIGJIT DHE DREJTËSISË.KËTO DO I VERIFIKOJNË DHE VËRTETOJNE ME ARGUMENTA JURIDIKE PALËT E DËMTUARA DHE OFICIALISHT GJYKATAT?

8.TË DREJTA QYTETARE DHE LIRI PERSONALE SIPAS STANDARDEVE MË TË AVANCUARA DEMOKRATIKE BOTËRORE-SË BASHKU ME PËRGJEGJËSITË QYTETARE, LIGJORE DHE HUMANE.

9.LIGJ E DREJTËSI PËR TË LIGJSHMIT, LIGJ E DREJTËSI PËR TË PALIGJSHMIT.

10.DR. MED. ISMET HEBIBI ËSHTË QYTETAR BOTE ME DITURI ENCIKLOPEDIKE. PERSONALITET DINJITOZ DHE HUMAN.KREJT NDRYSHE KONCIPON LIRINË, MIRËSINË DHE SHPIRTIN NJERZOR-NGA KLASA E VJETËR POLITIKE E KOSOVËS.NDERON DHE NDIHMON POPULLIN E VET DHE POPUJT DEMOKRATIK.GJITHËHERË KA PUNUAR E DO TË PUNOI VETËM PËR MIRËQENIEN E POPULLIT TONË FISNIK DHE TË SHUMËVUAJTUR, SEPSE KA ARDHUR KOHA E SHPAGIMIT DHE E RILINDJES.

11. KËSHILLON ME MIRËDASHJE DHE GJYKON ME ARSYE E PA INTERES :TË RINJTË, KOLEGËT, MË TË VJETRIT EDHE MBARË POPULLIN SI DJE-SOT, ASHTU EDHE PËR TË NESËRMEN MË TË LUMTUR!

12.DR. MED. ISMET HEBIBI GJITHNJË KA QENË PERSONALITET POLTSISHT I PAVARUR , SI NË PUNË, SHKRIME, DITURI UNIVERSALE DHE JETË.LUFTËTAR I PAKOMPROMIS I TË GJITHA PADREJTËSIVE DHE FAKTKEQSIVE QE I KANË NDODHË POPULLIT TONË.SË BASHKU DO TI NDREQIM SADO KUDO SHUMË ISH GABIMET POLITIKE ,LIGJORE DHE PADREJT SITË HISTORIKE. LIGJËRISHT DHE GJITHKUND KU ËSHTË E MUNDSHME DO TI KOMPENZOJMË DHE AZHUROJME ME KOMPENZIME VALIDE PADREJTËSITË MAKABRE QË U JANË BËRË INDIVIDËVE DHE POPULLIT !

13. DR. MED. ISMET HEBIBI ËSHTË UDHËHEQËS DHE NJERI I PAVARUR, QË KURRË NUK KA HY NË BORGJE KE ASKUSH. NUK ËSHTË PENG I ASKUJT, DHE NUK PRANON NDIHMA AS REKETE PREJ ASKUJT.ME E RËNDSISHMJA: KURRË S’ ËSHTË MASHTRUE NGA OFIQE AS POZITA PARAPARAKE NË ISH SISTEMIN KOMUNIST, POR AS NË KËTË UNMIKIANIN FATALIST.KURRE NUK KA QENE PION I ASKUJT DHE I ASNJË PARAPOLITIKE NAIVE ANTIKOMBËTARE APO ANTINJERZORE.

14.DUA DHE KAM MUNDËSI INTELEKTUALE ME NDIHMUAR DHE ME E BA KËTË POPULL TONË TË DASHUR DHE FISNIK- SHUMË MË TË LUMTUR SEQ ËSHTË TANI- SEPSE 2000 E SA VITE MJAFT KA VUAJTUR DHE KA PRITUR DITË MË TË MIRA DHE MË FATABARDHA.

15.BETOHEM NE ZOTIN DHE NDERIN TIM: SE DO TI LUFTOI LIGJËRISHT GJITHA GRUPET KRIMINALE DHE MAFIOZE,KËTE PREMTIN DO TA BËJ SOLEMNISHT SI PARA POPULLIT, PARA TË RINJËVE QË I ÇMOI SHUMË
DHE GJITHË QYTETARËVE TË KOSOVËS SË BUKUR.JU GARANTOI SE PREMTIMIN DO TA MBAJ DHE REALIZOI NË JETË SI ASKUSH MË PARÊ- SI I KAM REALIZUAR TË GJITHA PREMTIMET DERI ME SOT.PËR JETË TË QETË, DINJITOZE DHE TË LIRË TË RINJËVET DHE GJITHË QYTETARËVET TE KOSOVËS- POQESE MË ZGJEDHNI SI PRESIDENT SHTETI NË ZGJEDHJET E ARDHSHME, NORMALISHT MË DUHENI JU TË GJITHË- LLOGARIS NË NDIHMEN DHE KËSHILLAT E MË TË DIJTURËVET ,INTELEKTUALËVET TË VËRTETË DHE BAMIRSËVET TË NDERSHËM – QË KY POPULL I KA PASUR GJITHËHERË.

16.DREJTËSI ZOTI, DREJTËSI PËR PADREJTËSITË E BËRA DHE SHPAGIM LIGJOR E MATERIAL PËR TË GJITHA ATO QË JANË TË APLIKUESHME DHE ARGUMENTUESHME ME PROVA JURIDIKE DHE LIGJORE KUSHTETUESE.

17.EDUKIM GJITHËKOMBËTAR DHE GJITHËNJERZORË, SHËNDETËSI PREVENTIVE SI DHE PARANDALIM E SHËRIM SËMUNDJESH ME KOHË! VLERA TË MIRËFILLTA, LIRI TË VERTETË PËR ENDRRAT E LUMTURINË E FËMIJËVE DHE RINISË SË ARTË- SI DHE POPULLIT TONË LIRIDASHËS I CILI I KA ENDËRRUAR QE 2000 VITE,….- KËTO DO I BËJMË REALITET DHE DO I DAKORDOJMË NË JETË PËR TË MIRËN E PËRGJITSHME.

18.POPULLI ËSHTË SOVRANI I GJITHËPUSHTETSHËM.VOTA E POPULLIT ËSHTË E SHENJTË DHE E PACENUESHME.TRADITAT, MIRËSITË,LIGJSHMËRITË, NDERI DHE HUMANIZMI JANË DJEPI I TIJ HISTORIK I SË DJESHMES SË NDRITUR, SOTMES SË BUKUR DHE NESËRMES SË LUMTUR!

19.VETËM POPULLIT DHE MERITORËVE TË LIGJSHËM DO TË IU KTHEHET DHE KOMPENZOHET GJITHÇKA QË IU ËSHTË MARRË ME TË PADREJTË DHE PALIGJSHËM.DHUNA ËSHTË E DËNUESHME SI DHE MASHTRIMET MAKABRE NË SECILËN KOHË DHE NË TË ARDHMEN.LIGJI DHE DREJTËSIA JANË TË PËRJETSHME, ATO AS NUK MUND TË ÇVENDOSEN,TË MONOPOLIZOHEN AS HARROHEN PËR AS NJË SEKOND NGA ASNJË GJYKATË AS GJYKATËS!LIGJI NUK “VJETROHET”, PO PSE PO U “VJETËRUAKAN “ PADREJTËSITË DHE PALIGJSMËRITE E BËRA NGA ARBITËRIT DHE PERSONAT E PALIGJSHËM.

20.ME PRINCIPET MË TË KULLUARA JAM DEMOKRAT- NUK I DUA NDALESAT, BOJKOTET, FETISHET N’ EMËR TË ASKUJT.SECILI NJERI I EDUKUAR DREJT, I SHKOLLUAR MBARË DHE ME PRINCIPE HUMANE- MUND TA MBROJË VETEN NË NJË SHOQËRI TË LIGJSHME DHE HUMANE. LIGJI DHE ZOTI GJITHMONË JANË NË ANËN E TË DREJTËVET DHE TË MIRËVET(EDHEPSE DUHET PERIPECI DHE KOHË ME ARDHË DREJTËSIA E ZOTIT,E LIGJIN E SJELLIN NJERËZIT E NDERSHËM DHE TË DIJTURIT).

21.TË KTHEJMË BESIMIN E HUMBUR,SIGURINË DHE PAQEN SHPIRTËRORE PËR SECILIN QYTETAR KOSOVE.REALISHT TË PUNOJMË PËR MIRËQENIEN E TË GJITHËVE DHE OPTIMIZMIN E POPULLIT.BESIMI DHE SIGURIA JANË PAQE DHE LUMTURI.KJO DO TË ARRIHET KUR SHIKOJMË BUZQESHJET E BONJAKËVET DHE GËZIMIN NË SYTË E PENSIONERËVET DHE TË MOSHUARVET.SE JETA DINJITOZE QENKA E ARRITSHME DHE SE KEMI JETUAR JETEN MË SË BUKURI MUNDSHËM E NDERSHËM. JETA ËSHTË E SHTENJTË DHE E SHENJTË, ASHTU I KA HIJE SECILIT NJERI TA ÇMOI DHE RESEPKTOI SI JETEN E VET -ASHTU EDHE JETËN SHENJTË TË TJERËVE, NË FAMILJE, SHTET DHE NË BOTËN E MADHE DEMOKRATIKE.

22. INTERPRETIME DEMOKRATIKE DHE TË REJA TË TË DREJTAVE NJERZORE DHE LIGJIT DEMOKRATIK.DREJTËSI TË SHENJTË DEMOKRARTIKE-CIVILIZUESE,LIGJORE, HUMANE DHE PROGRESIVE!
NDERI, KOREKTËSIA, DREJTËSIA DHE HUMANIZMI JANË TË SHENJËTA DHE TË SHTRENJËTA.SECILIT NJERI I KA HIJE SHENJTËRIA DHE NDERI, PERSONALITETI I SECILIT QYTETAR KOSOVE ËSHTË I PACENUESHËM DHE I RESPEKTUESHËM LIGJËRISHT DHE HUMANISHT- NGA TË GJITHË DHE PËR TË GJITHË -DEMOKRACI
LIGJORE DHE TË SHENJTË HUMANE.

23.NË EPIQENDËR TË DETYRIMEVE TË MIA DHE OBLIGIMEVE MADHORE TË PUNËS SI PRESIDENT I ARDHSHËM I KOSOVËS DO TË JETË JETËSIMI I LIGJIT TË DREJTË.MIRËQENIA DHE SIGURIA PËR SECILIN QYTETAR TË PËRGJEGJSHËM. LIRIA E PLOTË HUMANE DHE TRADICIONALE DEMOKRATIKE EUROPIANE.PERSPEKTIVA E GJITHMBARSHME DHE ARDHMËRIA E LUMTUR PËR TË RINJTË- QË ME DITURITË E FITUARA TI SHËRBEJNË ATDHEUT DHE TË PUNOJNË KËTU- PËR PROGRESIN E VENDIT TONË- E JO TË DETYROHEN TË DALIN NË DIASPORË DHE TA BRAKTISIN VOTRËN AMËRORE.

P.S. Mikesha te nderuara dhe Miq shumë të çmuar,për herë të parë në Histori- votohet Presidenti i Kosovës nga Populli i Saj. Si intelektual i devotshëm,si shkencëtar mjekësie,si shkrimtar e humanist në Organizatën humanitare antikancer Kosovë dhe së fundit si politikan popullor -internacionalist
kam shpenzuar gjithë pasurinë time.Nëse më përkrahni dhe ndihmoni sadopak materialisht me miqët dhe mikeshat e juaja-për shpenzimet e fushatës presedenciale-do të mund të kandidohesha dhe të fitojmë bashk- të kryej me nder e përgejgjësi të plot dhe me dinjitet të lartë këtë detyrë të shenjtë për të mirën e
Popullit tonë!Flm.

Banka Ekonomike e Kosovës
ISMET HEBIBI
Account no 1403000032854367”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here