Ismet Hebibi, ka ngjashmëri me Donald Trump, por idol e ka George Washingtonin(VIDEO)

0

Për nga modeli flokëve, ka ngjashmëri me kandidatin për president në Amerikë Donald Trump, por idol i tij është ish presidenti amerikan, George Washington.

Ismet Hebibi nga Juniku pretendon që shembullin e idhullit të tij amerikan ta jetësojë në Kosovë.

Ky burrë që me profesion është oftamolog, e që ka botuar libra me poezi e tregime, por edhe kolumne në gazeta, por pretendon se është kandidati i duhur për t’u bërë president i Kosovës.

Me ardhjen e tij në pushtet Hebibi premton se do të tërheqë marrëveshjen e Asociacionit të komunave serbe.

Kundërkandidati i Hashim Thaçit u premton mbështetje edhe ushtarëve të UÇK-së

Hebibi, ëndërra e të cilit thotë të jetë shkenca, po premton se me tu bërë president nuk do të ketë korrupsion në sistemin e drejtësisë.

Por Hebibi e di që nuk mundet t’i bëjë duke garuar si kandidat i pavarur, prandaj po kërkon edhe ndryshimin e Kushtetutës.

Hebib Juniku, lajmin se do të kandidojë për president të Republikës së Kosovës e ka bërë publike edhe në tri faqet e tij në Facebook.

Më poshtë mund të klikoni në video-kronikën e Klan Kosovës:

https://www.youtube.com/watch?v=NAcO_XiD7-Q

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here