ISIS publikon xhirimin e ekzekutimit të ushtarëve sirianë nga 13 vjeçarët

0

Ekstremistët e të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS) e kanë publikuar videon e re në rrjetet sociale në të cilën shihet vrasja e organizuar e 25 ushtarëve sirianë në qytetin Palmira, shkruan AFP.

Siç thuhet, ekzekutimin e kanë kryer tinejxherët, raporton BBC, për të cilët thuhet se janë të moshës rreth 13 dhe 14 vjeç.

Vrasja, thuhet, kanë ndodhur pas 21 majit kur xhihadistët e kanë marrë nën okupim këtë qytet.

Ushtarët sirianë janë vrarë para flamurit të ISIS-it të vendosur në një tempull në qytetin Palmira.

Ekzekutimin drejtpërdrejt e kanë shikuar disa burra dhe fëmijë, të cilët ishin ulur në amfiteatër.

Sipas disa vlerësimeve, xhihadistët e ISIS-it që nga marrja nën kontroll e Palmirës deri me tash kanë vrarë më shumë se 200 njerëz në këtë rajon.

Qyteti antik Palmira gjendet listën e vendeve të ruajtura nga UNESCO, ndërsa marrja e tij nga ISIS-i ka nxitur reagime të shumta dhe brengosje të gjerë ndërkombëtare. /Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here