ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Teksas

0

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së dielës ndaj një ndërtese në jashtë qytetit të Dallasit në Teksas, ku po mbahej një konkurs për karikaturat e profetit të fesë islame, Muhamedit.
Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga zyrtarët amerikanë rreth këtij pretendimi.
Grupi ekstremist bëri njoftimin sot në stacionin e tij të radios, duke thënë se “dy nga ushtarët e kalifatit” kryen sulmin e së dielës në një konkurs mbi lirinë e shprehjes në qytetin e Garlandit. “Ne u tregojmë Amerikës se ajo që po vjen do të jetë edhe më e madhe dhe më e hidhur”, thuhet në deklaratën e Shtetit Islamik, hera e parë që ky grup merr përgjegjësinë për një sulm në tokën amerikane.
Policia ka identifikuar autorët e sulmit si Elton Simpson dhe Nadir Soofi, të cilët po banonin bashkë në një apartament në Finiks të Arizonës. Ata hapën zjarr mbi një qendër ku po mbahej konkursi, duke plagosur një roje të sigurisë, para se të vriteshin nga oficerët e policisë së qytetit të Garlandit.
Dokumentet e gjykatës tregojnë se Elton Simpson ka qenë nën mbikëqyrje që nga viti 2006 dhe në vitin 2010 ishte dënuar për dëshmi të rreme para agjentëve të FBI-së rreth dëshirës së tij për t’u bashkuar me xhihadistët e dhunshëm në Somali./Zëri i Amerikës/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here