ISIS kërcënon shqiptarët: Ditë të zeza do të vijnë për ju

0

Në një dokumentar propagandistik për Ballkanin, Shteti Islamik ka kërcënuar Shqipërinë dhe Kosovën.

Aty paraqitet edhe një kontekst i ateizmit komunist dhe flitet për Enver Hoxhën.

Gjatë publikimit të videos, shfaqen dy shqiptarë që luftojnë për ISIS-in, Abu Bilqis (Al Albani, flet 5:50 minuta) dhe Abu Muqatil (Al Kosova, flet 15:15 minuta).

Gjatë fjalës së tij, Abu Muqatil jep një porosi për jobesimtarët në Ballkan.

“U dërgoj mesazh të gjithë atyre që adhurojnë zota të tjerë, por jo Allahun, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në të gjithë Ballkanin. Mos mendoni se ne kemi harruar për zullumet që ju po u bëni myslimanëve.

Mos mendoni se ne e kemi harruar armiqësinë që i keni bërë Allahaut. Mos mendoni se ne e kemi harruar nënçmimin që ju keni ndaj Allahut dhe fesë së tij. Vallahi do të vijnë ditë të zeza për ju. Vallahi do të keni frikë të ecni në rrugë. Do të keni frikë të punoni.

Do të keni frikë edhe të tmerroheni në shtëpitë tuaja. Nuk do t’iu zërë gjumi nga tmerret. Do t’u mposhtim me ndihmën e Allahut. Do t’iu vijmë me bomba”, – thotë Abu Muqatil-i, në mesazhin e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here