ISIS kërcënon SHBA-në: “Do t’iu kallim, do të përsëritet viti 2001”

0

Ekstremistët e shtetit islam kanë publikuar një video xhirim me të cilin kërcënohen të gjithë amerikanët duke i paralajmëruar se do të përsëritet sulmi i 11 shtatorit të vitit 2001.

Në xhirim thuhet se lëvizja e xhihadistëve është më e fuqishme prej kur Al Kaida ka sulmuar në New York dhe Washington para 14 viteve dhe tash janë të gatshëm që prapë të sulmojnë SHBA-në.
Ekstremistët e ISIS paralajmërojnë se nuk ka “Siguri për asnjë amerikan në botë” dhe se janë të aftë dhe të mjaft të fortë që |përsëri ta kallin Amerikën”.
Video xhirimi që quhet “Do ta kallim Amerikën” fton pjesëtarët e ISIS që ta sulmojnë SHBA-në.
Në xhirim po ashtu janë paraqitur disa nga krimet më të rënda që ekstremistët I kanë bërë siç janë heqja e kokës së gazetarit dhe pilotin.
Janë paraqitur të shtënat në Paris dhe Otavë, duke thënë se pas Francës dhe Kanadasë, SHBA është në rend.
“Me leje të Allahut së shpejti do ta përsërisim 11 shtatorin”, thuhet në xhirimin e ISIS që me fotografi përcillet raportet e mediave në sulmin e Kullave binjake.
ISIS dje ka publikuar një xhirim në të cilin tregohet shkatërrimi i qytetit të lashtë Nimrud i cili tani është rrafshuar me tokë./KosovaPress/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here