ISIS-i pranon bashkimin me Boko Haramin

0

Militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri dhe Irak kanë pranuar të bashkohen me grupin e ekstremistëve islamikë nga Nigeria, Boko Haram.

Lajmi u njoftua ditën e enjte nga një zëdhënës i ISIS-it nëpërmjet një audio. Ai e përshëndeti zgjerimin e vetëshpallur të kalifatit islamik të grupit në Afrikën Perëndimore.

“Ne ju njoftojmë lajmin e mirë për zgjerimin e Kalifatit deri në Afrikën Perëndimore sepse kalifi ka pranuar besnikërinë e vëllezërve tanë në Nigeri,” tha zëdhënësi i ISIS, Abu Mohammed al-Adnani.

Udhëheqësi i Boko Haramit Abubakar Shekau, javën e kaluar u zotua se grupi i tij do të “dëgjojë dhe do t’i bindet” liderit të ISIS-it, Ebu Bekr el-Bagdadit.

Ende nuk dihet se do të koordinohen dhe bashkëpunojnë dy grupet ekstremiste kur shtrirja e tyre gjeografike është në distancë të madhe.

Gjatë kryengritjes së tyre 6-vjeçare Boko Harami u ka marrë jetën më shumë se 13 mijë njerëzve dhe kanë lënë 1.5 milionë të tjerë pa shtëpi.

Zëdhënësi i ISIS, Adnani, urdhëroi myslimanët t’i bashkohen militantëve në Afrikën Perëndimore dhe insistoi në zgjerimin e Kalifatit.

“Kalifati ynë po reziston dhe po avancon në drejtimin e duhur. Ditë pas dite, Shteti Islamik po bëhet më i fortë,” tha ai.

Ai tha se grupi xhihadist ishte i sigurt në fitoren e tij, pavarësisht sfidave me të cilat duhet të përballet.

Prej disa muajsh, ISIS vijon të sulmohet nga ajri .nga koalicioni ndërkombëtar kundër terrorizmit i udhëhequr nga ShBA-ja, ndërsa së fundi ka humbur shumë territore në Siri dhe Irak, pas nisjes së ofensivave ushtarake të ushtrisë së Irakut dhe Sirisë.

/Shekulli

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here