ISIS-i kërcënon Hamasin: Do t’u japim fund

0

Grupi terroris ISIS ka kërcënuar grupin palestinez të rezistencës, Hamas, duke u zotuar se do t’i japin fund sundimit të qeverisë së tyre në Gaza.

Në një video 16-minutëshe të shpërndarë në rrjetet sociale që janë në favor të ISIS, teroristët me bazë në Halep dënuan Hamasin për goditjen ndaj disa personave mbeshtetes te ISIS në Rripin e Gazës, dhe gjoja se “dështimin e saj për të zbatuar një interpretim të mjaftueshëm të ligjit islam”.

“Çështja e xhihadit nuk është për të çliruar tokën … por xhihadi siç është përcaktuar nga Zoti, lufton për zbatimin e ligjit të Perëndisë,” tha një luftëtar i maskuar i cili u shfaq në video. Grupi terrorist më tej ka dënuar Hamasin për marrëdhëniet e saj me Iranin dhe lëvizjen libaneze Hezbollah, si dhe lëvizjet “nacionaliste”, “laike”, dhe “komuniste”.

“Rruga për të çliruar Palestinën kalon nëpër Irak dhe ne po afrohemi, nga dita në ditë … ndërsa ata (Hamasi) janë duke u larguar nga ai qëllim.”
Një tjetër luftëtar kishte dënuar fraksionin palestinez dhe mbështetësit e saj si “Havarixhë”, një term i përdorur për t’iu referuar një grupi të muslimanëve në historinë e hershme islame, që do të thotë “kryengritës – rrebel – te dalur”.
“Ajo që po ndodh sot në Siri, sidomos në kampin Yarmouk, do të ndodhë në Gaza,” tha mercenari i ISIS-it.
Hamasi ka arrestuar disa mbështetës të dyshuar të ISIS-it në muajt e fundit, pasi këta të fundit kanë kërkuar të krijojnë celula në enklavën e bllokuar në Gaza. /mesazhi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here