ISIS-i ekzekuton gazetaren e parë femër

0

Mediat siriane raportojnë se Ruqia Hassan (në foto), gazetare e pavarur, është vrarë kohët e fundit nga ISIS, duke u akuzuar si “spiune”.

Hassan në rrjetet sociale njihej me pseudonimin Nisan Ibrahim.

Postimi i fundit në profilin e saj është: “Jam në Raqqa dhe kam marrë kërcënime me vdekje. Kur ISIS-i të më arrestojë dhe të më ekzekutojë me prerje koke, nuk ka problem. Për mua vlen më shumë dinjiteti se jeta nën poshtërimin e ISIS-it”.

Hassan është gazetarja e parë femër, e vrarë nga ISIS. Ajo raportonte nga brenda territorit që organizata terroriste ka nën kontroll.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here