ISIS ekzekuton pilotin jordanien,Jordania pritet të ekzekutoj një xhihadiste irakiane

0

ISIS kërkon nga shteti i Jordanisë lirimin pa kusht të një anëtare të grupit me origjinë irakiane.Pas lajmit se grupi ISIS sot e ekzekutoi pilotin jordanez,gruaja xhihadiste irakiane do të ekzekutohet nesër nga shteti i Jordanisë.

Gjithçka ishte duke shkuar në rrugë të ndrrimit të dy pengjëve:pilotit jordanien  Maaz al-Kassasbeh dhe xhihadistes irakiane anëtare e grupit islamik ISIS Sajida Al-Rishawi.Kushti kryesor ishte që ISIS të dëshmonte me prova se piloti është ende gjallë,në të kundërtën fatin e njëjtë do të kishte edhe xhihadistja irakiane Sajida Al-Rishawi.Përfundimisht,pas ngjarjes së sotme,ekzekutimit të pilotit jordanien,”Sajida Al-Rishawi do të ekzekutohet nëser (të mërkurën) herët në mëngjes”,ka deklaruar një burim i sigurisë së shtetit të Jordanisë në kushte anonime.Xhihadistja është dënuar me vdekje për pjesëmarrje në atentatet e vitit 2005 në Aman./Belga/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here