ISIS depërton në Libi, madje edhe në Tripoli

0

Militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik kanë përparuar shumë ditët e fundit duke arritur të fusin në dorë territore të tëra, madje duke depërtuar deri në Tripoli, kryeqytetin vendas.

Qeveria libiane ka ngritur alarmin, duke i bëri thirrje autoriteteve ndërkombëtare të ndërhyjnë.

Në pjesë të ndryshme të Tripolit janë ngritur flamuj të ISIS-it.

Tripoli aktualisht është nën pushtetin e militantëve islamikë pranë Vëllazërisë Myslimane që po përpiqen të imponojnë një qeveri paralele.

Kjo ka bërë që Italia të mbyllë ambasadën e saj përkohësisht dhe të tërheq nga Libia shtetasit e saj.

Në Bengazi, qyteti i dytë më i madh në Libi, ka pasur shkëmbi zjarri dhe tension mes dy grupeve islamike.

Zgjerimi i ISIS-it në shtete të tjera gjatë vitit 2015 ishte parashikuar nga shumë njohës të politikës ndërkombëtare, të cilët ngritën alarmin se zgjerimi i kësaj organizate terroriste do ta bëj të pavlefshëm luftën e aleancës ndërkombëtare kundër ISIS-it.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here