Ishte zhdukur djali 3 vjeç, “Zoti i dërgoi atij një ari si shok që ta mbronte. Mrekullitë ndodhin”

0

Një djalë 3-vjeçar, i cili u shpëtua për mrekulli pas dy ditësh në pyll, ka rrëfyer eksperiencën e çuditshme. Vogëlushi ka treguar se gjatë asaj kohe ka jetuar me një ari.

Casey Hathaway ishte duke luajtur me fëmijët e tjerë, kur u zhduk nga oborri i gjyshes së tij në një zonë rurale në lindje të Karolinës Veriore. Vogëlushi u gjet i gjallë pas dy ditësh kërkime intensive.

Halla e tij, Breanna Hathaway shkroi në Facebook se nipi i saj ishte në shtëpi, i shëndetshëm dhe i qeshur. Ajo tha se 3-vjeçari i kishte rrëfyer se jetoi me një ari gjatë kohës që humbi.

“Casey më tha që qëndroi me një ari për dy ditë. Zoti i dërgoi atij një shok që ta mbronte. Mrekullitë ndodhin”, tregoi ajo. Policia tha se djali ishte i lagur, i ftohtë por nuk kishte lëndime serioze.  

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here