Ish zëdhënësi i AAK-së e fyen Isa Mustafën për Rexhep Qosjen

0

Ish zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma, e ka goditur kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën, për akademikun, Rexhep Qosja. “Kur ka folur Akademik Rexhep Qosja, atëherë kur pakkush ka ditur të artikulohet, si duhet, shqip dhe intelektualisht, në vitet ’70 e ’80, shkrimtarë e intelektualë serbë janë futur nën tavolinë.
Në të njëjtën kohë, kur kanë folë komitetlinjtë e lartë të Beogradit, në krejt vitet ’80, në vitet e rrënimit të autonomisë së Kosovës, Isa Mustafa ka aplaudu’ zjarrtë dhe ka bërtitë n’qirilicë, në emër të slloganit “një Serbi unike, një Jugosllavi e fortë”.
Qosja është intelektual i madh, e Isa është sahanlëpirës i tavolinave me erë “Šljivovice”, nëpër qenefet e komiteteve të Serbisë. Ky është dallimi”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here