Ish-xhihadisti gjerman: Ja çka po planifikon ISIS-i

0

Një ish-luftëtar i ISIS-it thotë se grupi terrorist po planifikon një sulm që mund të shtrihet në të tërë Europën njëkohësisht.

Ish-xhihadisti gjerman, i cili është larguar nga Siria pasi është bërë dëshmitar i prerjes së kokave dhe ekzekutimeve të pengjeve nga bashkëluftëtarët e tij, thotë se ata janë pyetur nëse ishin të gatshëm për ta shpërndarë xhihadin në vendet e tyre.

“Ata duan diçka që të ndodhë gjithandej në të njëjtën kohë”, thotë 27-vjeçari gjerman i njohur me nofkën Harry S.

Ai ka dhënë një intervistë për “Der Spiegel” nga burgu, ku ndodhet që korrikut, kur u arrestua në aeroportin e Bremenit.

Harry S. thotë se u largua nga radhët e ISIS-it pasi nuk mundi të duronte brutalitetin që pa gjatë qëndrimit tremujor me luftëtarët e xhihadit. Tashmë, ai po bashkëpunon me autoritetet dhe shërbimet gjermane të inteligjencës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here