Ish-veprimtarët e LPK-së po kërkojnë korrigjim të listave të veteranëve

0

Ish-veprimtarët e LPK-së dhe të Fondit Vendëlindja Thërret po kërkojnë nga Komisioni qeveritar korrigjimin e listave dhe përfshirjen e veprimtarëve që kishin pozita me përgjegjësi në kuadër të organizimit për lufën. Ata kanë zvilluar edhe njl takim në Neuenhof të Zvicrës nga ku e kanë nxjerrë edhe një Deklaratë.

DEKLARATË

Ne, ish bashkëveprimtarët e Lëvizjes Popullore të Kosovës, organizatë që ka themeluar UÇK-në, dhe ish bashkëveprimtarët e Fondit „Vendlindja Thërret“, në takimin e mbajtur sot, më 21.06.2015 në Neuenhof të Zvicrës, duke shprehur pakënaqësinë pas publikimit të listave nga Komisioni Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranit, dhe pas diskutimeve të shumta, duke u mbështetur edhe në Rregulloren e Fondit „Vendlindja Thërret“, të aprovuar nga Këshilli Qëndror i këtij Fondi, në lidhje me përbërjen e listave të shpallura nga Komisioni Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranit, dhe duke i parë këto diskutime si një ndihmesë shtesë dhe të sinqertë për punën e mëtutjeshme të këtij Komisoni, dalim me këto

Q Ë N D R I M E

T’u njihet Statusi i Veteranit:

• Anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, Dega Jashtë Vendit, dhe anëtarëve të Kryesisë (shkaku i përgjegjësive dhe detyrave të veçanta).

• Anëtarëve të Këshillit të Nëndegëve dhe anëtarëve të Kryesisë së Nëndegëve të LPK-së, Dega Jashtë Vendit, (shkaku i përgjegjësive dhe detyrave të veçanta).

• Anëtarëve të ish – Redaksisë së Gazetës “Zëri i Kosovës” (shkaku i përgjegjësive dhe detyrave të veçanta).

• Strukturës Organizative të Fondit „Vendlindja Thërret“ në diasporë, që ka vepruar në bazë të rregullores së aprovuar nga Këshilli Qëndror i Fondit „Vendlindja Thërret“.

• Të gjendet një formë e njohjes së kontributit përmes Statusit të Veteranit-Pjesëtarit, të gjithë donatorëve të Fondit „Vendlidja Thërret“.

Kërkojmë nga Komisioni që të marrë parasyshë qëndrimet tona, dhe për këtë, nga ky takim, u autorizua një komision i cili do të jetë në mbështetje të Komisionit Qeveritar për verifikimin e Statusit të Veteranit, për të qartësuar dhe kompletuar listat e kategorive të lartcekura.

Neuenhof, 21. Qershor 2015

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here