Ish ushtari i UÇK-së nga Malisheva: “Nuk e harroj se si një nënë nga Podujeva i kishte fshehur 100 mark në pako cigare dhe na dha pakon “

0

Ish ushtari i UÇK-së, Muharrem Mazreku, kujton se dalja e hapur e UÇK-së në Malishevë e Llapushë, krijimi i fronteve dhe pozicionimi i tyre, ishin për shumëkë të pabesuara e të paimagjinuara. Në kujtimet e tij ai ka shkruar se shumë njerëz nga dëshira e madhe për t’i parë ushtarët e UÇK-së udhëtonin nga viset e ndryshme. Ai i ka kushtuar rëndësi një momenti me një nënë plakë në fshatin Temeqinë që i kishte fshehur 100 Dm në një pako me cigare dhe që ua kishte lënë pakon me cigare duke u thënë ta ndeznin nga një.

” Mërgimtarët tek po ktheheshin nga gurbeti në familjet e tyre kalonin nëpër pozicionet tona dhe vërtet dukeshin të magjepsur kur po takoheshin me ushtarët e uniformuar të UÇK-së.

Shumë njerëz nga dëshira e madhe për t’i parë ushtarët tanë udhëtonin nga viset e ndryshme për t’na vizituar dhe për t’u bindur për një realitet të ri. Mërgimtarët tek po ktheheshin nga gurbeti në familjet e tyre kalonin nëpër pozicionet tona dhe vërtet dukeshin të magjepsur kur po takoheshin me ushtarët e uniformuar të UÇK-së. Kishte nga mërgimtarët që nuk u kthyen më në mergim, por iu bashkuan rradhëve të lirisë. Ishte një rast, kur një nënë plakë mjaft e moshuar nga Podujeva (Besiana), nga dëshira e madhe për t’a parë UÇK-në, kishte udhëtuar nga atje dhe kur hasi tek ne ajo zbriti nga makina, nga gëzimi që kishte për herë të parë, po takonte djelmoshat e lirisë, nga emocionet që kishte sytë i piknonin lotë gëzimi. Tek po përqafonte ushtarët e uniformuar me emblemat e UÇK-së, ajo u prezentua… se jam e ëma e filanit… nga Podujeva, por për fat të keq e kemi harruar emrin e theksusar të djalit të saj. Kjo sigurisht ishte një nënë fisnike e ndonjë veprimtari të mundëshëm, apo e ndonjë martiri të lirisë. Ajo kishte një dëshirë që t’na dhuronte një pako cigare që t’ua shpërndanim të gjithë luftetarëve nga një cigare, duke i përshëndetur në emrin e kësaj nëne. Pasi kishte ikur kur po hapej pakoja e cigareve, brenda në të kishte futur 100 DM, të cilat nëna i kishte kursyer për luftën, kur ne vendosëm që t’ ia kthenim të hollat ajo tashmë kishte ikur me makinë”, ka shkruar Mazreku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here