Ish-ushtari i UÇK-së nga Kaçaniku lufton me kancerin e të bijës, kërkon ndihmë

0

Familja Krasniqi nga fshati Kaçanik i Vjetër, përjeton vuajtje të mëdha në kohën e lirisë. Muzaferi, dikur ushtar i lirisë, ka harruar se çka është buzëqeshja.
Vajza e tyre Mirlinda, 14-vjeç, që para një viti po lufton me tumorin në kokë ndërsa ai është dorëzuar nga pamundësia për t’i ndihmuar të bijës.
Rruga e lotëve nëpër fytyrën e prindërve të Mirlindës ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Ata kanë harruar buzëqeshjen; gëzimin s’e njohin më dhe as që mund ta kujtojnë lumturinë. Janë këta dy njerëz që dikur Kosovës dhe popullit i ndihmuan me gjithçka që patën; burri qe në front të luftojnë armikun e një populli, ndërsa gruaja pranoi që të jetojë vetëm me fëmijët. Ndërsa sot, të gjunjëzuar para Zotit, ata s’kanë fuqi të ndihmojnë as gjysmën e shpirtit të tyre, vajzën e tyre Mirlindën 14-vjeçare, e cila vuan nga tumori në kokë.
“Lajmin e kemi përjetuar shumë keq. Më erdhi shumë papritur. Nuk mundem as ta përshkruaj si jam ndier atë natë. Kam qenë krejt i hutuar dhe i përhumbur, sepse gjëja e parë që më shkoi ndërmend ishte se nuk kam mundësi për ta shëruar vajzën dhe vetëm do të më duhet ta shoh duke vuajtur për çdo ditë”, tregon Muzaferi, transmeton faqja në internet “Gjithçka shqiptare”.
Ndihma sociale që merr Muzaferi nuk është e mjaftueshme as për sigurimin kushteve elementare për jetë, e lëre më për trajtimin e një sëmundjeje siç është tumori. Sipas tij, është e pamundur që me një ndihmë sociale t’u bëhet ballë shpenzimeve për terapinë që vajza e vetme e tij duhet ta marrë në spitalin e Prishtinës.
“100 euro i marr si ndihmë sociale, ndërsa terapitë e vajzës kushtojnë nga 500 deri në 600 euro në muaj. Tri herë në javë i ka vetëm kontrollet, por mund të ketë edhe më shumë, sepse nëse nuk i del gjaku mirë, duhet të qëndrojë me javë në spital”, thotë Muzaferi.
E gjendur në një gjendje të vështirë financiare, familja Krasniqi kërkon nga shqiptarët t’a ndihmojnë Mirlindën për t’a luftuar tumorin. Mirlinda është operuar para një viti, ndërsa ka nevojë të operohet sërish.
Si kompensim për ndihmën e njerëzve, ata luten që Zoti kurrë të mos sprovojë asnjë prind ta përjetojë atë që po përjetojnë këta.
Për të ndihmuar këtë familje në nevojë, më poshtë ju sjellim kontaktet dhe llogarinë bankare:
ProCredit Bank
Emri Mbiemri: Muzafer Krasniqi
Nr. llogarisë: 1171152289000163
Nr. i telefonit: 045 535 224

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here