Ish-truproja e demanton Berishën: “Askush s’deshi ta vrasë Rugovën, je i marrë”

0

Pas deklaratës së Sali Berishës në Facebook se ka pasur një plan për vrasjen e ish-Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova në vitin 1991, reagoi menjëherë Izet Haxhia, i cili ka qenë edhe truproje e ish-liderit të PD-së. Në një intervistë për DITA-n, ai e ka mohuar një gjë të tillë. “E përjashtoj. Është një marrëzi të mendosh se shteti paska planifikuar ta vriste Rugovën, madje duke shkruar edhe dokumente zyrtare për këtë vrasje që nuk u realizua kurrë. Këtë mund ta thotë vetëm mendja e një të marri si puna e Berishës, që mundohet të jetë në qendër të vëmendjes qoftë edhe me sajime të tilla idioteske”, ka thënë Haxhia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here