Ish-sulmuesi i Real Madridit, Mijatoviq: “Juves i konvenon barazimi”

0

Ish sulmuesi i mbretërve mendon se Juventus do të ndahej i kënaqur me një barazim pa gola në ndeshjen e sotme ndaj Real Madrid.

“Është ndeshje e veçantë, prandaj mendoj se rrjetat do të mbeten të paprekura në ndeshjen e parë. Juventus do të ishte i kënaqur nëse do të ndodhte kështu, por jo edhe Real që e ka me patjetër të shënojë në Torino.” tha Mijatoviq për Cadena COPE.

Mijatoviq është hero i finales së 98-ës, me golin e të cilit mbretërit u kurorëzuan kampion për herë të shtatë i Kupës Evropiane. Ai mendon se mungesa e Luka Modriq do t’i dëmtoj madrilenët: “Mbetet të shihet nëse Ancelotti do të gjejë zgjidhje, pasi Modriq është lojtar kyq, pasi bën që e gjithë skuadra të luajë më mirë.”

Tek Juventinët, Mijatoviq e sheh si lider mesfushorin me shumë përvojë, Andrea Pirlo: ”Pirlo është truri i ekipit, njejtë si Modriq te Real. Ai mund të mos vërehet në periudha të caktuara të ndeshjes, por mjafton një moment që ai të vendosë gjithçka.”

Në fund, malazezi kujtoi goditjen që u fitoi “Të shtatën”.

“Kanë kaluar shumë vite, por jam i sigurtë që në Torino e kujtojnë të gjithë. Do të mbetet përherë gol i veçantë për mua.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here