Ish-sulmuesi i Chelseat, Tony Cascarino, beson se mesfushori i të kaltërve, N’Golo Kante, mund të largohet nga klubi londinez në fund të sezonit nëse trajneri Maurizio Sarri vazhdon ta zgjedhë Jorginhon në qendër të mesfushës.

Mesfushorit francez të Chelseat iu kërkuar të luante në qendër të mesfushës në ndeshjen e së shtunës kundër Tottenhamit në Wembley. Mirëpo, kjo nuk rezultoi të jetë vendim i duhur, pasi skuadra e Sarrit pësoi disfatë me rezultat 3-1, transmeton Gazeta Express.

Kjo taktikë dështoi pasi që Kante përfshihej vazhdimisht në aksionet e sulmit, ndërsa Jorginho linte shumë hapësirë në qendër të mesfushës dhe kjo bëri që Tottenhami t’i shfrytëzonte këto hapësira qysh në fillim të ndeshjes.

“Mendoj se komentet e Sarrit se Kante duhet të jetë më i aftë teknikisht janë shumë shqetësuese. Mendoj se problemi më i madh është se ata i kanë dhënë kontratë të re Kantes sepse e dinë se klubet e tjera ishin të interesuara, por tani ia po luan në një pozitë të huaj për të. Unë mendoj se ai po harxhohet kot në atë pozitë”, ka thënë Cascarino.

“Veçanërisht mendoj se PSG-ja është e interesuar për të, si dhe disa klube të tjera. Pse nuk do të ishin? Ai është më i miri në pozitën e tij. Për këtë arsye e rinovoi kontratën, por unë nuk besoj se kjo do të jetë e mjaftueshme që ai të qëndrojë në Chelsea nëse nuk luan në pozitën e tij”.

“Mendoj se deri në fund të sezonit, ai mund të jetë ngopur me këtë situatë, duke e ditur se ai është lojtar shumë më i mirë në pozitën të cilën e ka luajtur më parë”.

Sarri e mbrojti vendimin e tij në një intervistë të mërkurën, duke insistuar se Kante nuk i ka aftësitë e nevojshme për të luajtur në pozitën e mesfushorit defanziv, duke shtuar se tash e tutje Jorginho dhe Cesc Fabregasi do të luanin në qendër, ndërsa Kante në krahun e djathtë.

27-vjeçari francez ka luajtur në pozitën e mesfushorit francez gjatë tri vjetëve e gjysmë në Leicester City dhe në Chelsea, kur trajner ishte Antonio Conte. Gjatë kësaj kohe, ai e fitoi titullin e Premierligës dy herë, si dhe një titull të FA Cup.

Kante e mban po të njëjtën përgjegjësi edhe për Kombëtaren e Francës dhe roli i tij si mesfushor defanziv ishte një nga arsyet që Franca pati sukses në turneun e Kupës së Botës në Rusi. Për këtë arsye, Cascarino beson se 27-vjeçari është duke u nënvlerësuar në klubin e tij tani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here