Ish presidenti Fatmir Sejdiu:”Kosovës i nevojitet një unitet nacional”

0
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se mosmiratimi i amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Qeveria për themelimin e Gjykatës Speciale domosdo Kosovën e fut në një fazë të re dhe jashtëzakonisht të ndjeshme.
Sejdiu ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” se me gjithë zotimet e zyrtarëve më të lartë të shtetit për përfundimin e këtij procesi, doli një përgjigje tjetër nga Kuvendi i Kosovës. “Kjo tregon se nuk kishte një përgatitje serioze dhe thellësisht të pjekur për këtë proces. Po kështu, kjo dëshmon brishtësinë e funksionimit institucional”, ka thënë Sejdiu.
Postimi i plotë i Fatmir Sejdiut:
“Debati i sotëm në Kuvendin e Kosovës dhe mosmiratimi i amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Qeveria për themelimin e Gjykatës Speciale domosdo Kosovën e fut në një fazë të re dhe jashtëzakonisht të ndjeshme.
Megjithë zotimet e zyrtarëve më të lartë të shtetit për përfundimin e këtij procesi, sot doli një përgjigje tjetër nga Kuvendi i Kosovës. Kjo tregon se nuk kishte një përgatitje serioze dhe thellësisht të pjekur për këtë proces. Po kështu, kjo dëshmon brishtësinë e funksionimit institucional.
Në këtë periudhë, lënë anash gjithë kalkulimet e vërejtshme të deritashme, Kosovës i nevojitet hap i vendosur dhe i arsyeshëm për të gjetur formulën më të mirë të kapërcimit të kësaj situate. Sigurisht se variantet mund të jenë të shumta. Por, para së gjithash Kosovës i nevojitet një unitet nacional dhe qytetar dhe veprime shumë të vendosura për të zhvilluar partneritet të sinqertë, në radhë të parë brenda gjithë forcave politike të vendit dhe paralelisht një partneritet të fuqishëm e të sinqertë me miqtë e dëshmuar të Kosovës”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here