Ish-nxënësi e kthen librin e bibliotekës shkollore 65 vjet më vonë dhe paguan 1500 £ “gjobë”

0

Jay Tidmarsh 82 vjeqar, nga Anglia e ka kthyer një libër të huazuar për lexim 65 vjet më parë nga biblioteka e shkollës së tij dhe ka paguar një “gjobë” prej 1 mijë e 500 eurosh. Ai e ka gjetur kopjen e librit “Ashenden” nga W Somerset Maughan, derisa po i pastronte raftet në shtëpinë e tij dhe së bashku me bashkshorten e kanë dorëzuar në shkollën me të cilën ishte përshëndetur që nga viti 1949 ku shumën prej 1 mijë e 500 eurosh në fakt e ka dorëzuar si donacion për bibliotekën e shkollës. Tidmarsh ka thënë se ishte tronditur kur e ka hapur kopertinën e librit dhe e kishte parë brenda saj mbishkrimin “Pronë e shkollës”. Neil Longstreet, drejtor i Fondacionit të shkollës ku është kthyer libri ka thënë se me kënaqësi e ka pranuar kthimin e librit të bibliotekës “së bashku me një çek jashtëzakonisht bujar për të mbuluar ‘gjobën’ e përshtatshme pas 65 vjetësh”. Ai i frymëzuar nga ky akt e ka shpallur një amnisti për të gjithë ata që eventualisht i kanë “fshehur” librat e shkollës në raftet e shtëpive të tyre që t’i kthenin ato dhe ta pasuronin fondin e bibliotekës. Ka bërë me dije se edhe vet është njëri nga ata. Libri i kthyer nga Tidmarsh “Ashenden” është një koleksion i tregimeve të shkurtëra rreth një spiuni britanik gjatë luftës së parë botërore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here