Ish ministri Spiro Ksera është transferuar në Tiranë, ja çfarë tha gjatë prangosjes

0

Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera,që u arrestua mbrëmjen e të premtes në vendlindjen e tij në Derviçan gjatë një aktiviteti, u transferua gjatë natës në Tiranë.

Mësohet se në automjetin që bëri shoqërimin e Kserës në policinë e Tiranës ka qenë edhe një prokuror, raporton “News 24”.

Ndalimi i Kserës nga punonjësit e policisë së Komisariatit të Gjirokastrës u bë dje jashtë një lokali në fshatin minoritar në Gjirokastër.

Një automjet i policisë ka shkuar pranë ambienteve të lokalit, duke i bërë të ditur ish-ministrit urdhrin për ndalimin e tij.

Ksera, ka kërkuar të njihet me arsyet duke iu drejtuar efektivëve të policisë me fjalët: “Unë nuk kam bërë gjë”.

Ndërsa, punonjësit e policisë i kanë kërkuar që të shkonte me ta pasi Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhër për arrestimin e tij.

Pas prangosjes, Ksera është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Gjirokastrës.

Nga hetimet mbi e Prokurorisë së Tiranës për abuzimet në Ministrinë e Punës dhe Çështjes Sociale ka rezultuar se tetë persona përfshirë dhe ish-ministrin Spiro Ksera kanë kryer abuzime me detyrën.

Për këtë arsye, prokuroria e kryeqytetit ka lëshuar urdhër arresti për këta tetë persona. Deri tani është vënë në pranga ish-ministri Ksera dhe një ish-punonjës i ministrisë që ai drejtonte, Artemis Mene.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here