Ish mësuesja merr 22 vite burg për shkak se kreu seks me 3 nxënës

0

Jennifer Fichter, ish-mësuese nga Florida, që akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me 3 prej nxënësve të saj, me një prej të cilëve edhe mbeti shtatzënë, u dënua me 22 vite burg.

Ajo qajti në gjykatore duke u lutur për falje nga ana e gjyqtarëve, por trupi gjykues mori vendimin për 22 vite heqje lirie.

“Do të dëshiroja që të kthehesha mbrapa dhe të ndryshoja atë që kam bërë”, tha Jennifer Fichter, 30 vjeçe.

Ajo deklaroi se e urrente atë që kishte bërë dhe do të dëshironte që të mund ta kthente kohën mbrapa, për të menduar fillimisht për të rinjtë para vetes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here