Ish mësuesit e ministrit Hoti ia kujtojnë se ai dhe kolegët e tij i kishin marrë pagat edhe pse 6 muaj i kishin bllokuar institucionet dhe nuk kishin punuar

0

Ish mesuesit e Ministrit të Finacave Avdullah Hoti, nga shkolla “4 Dëshmorët”, në Ratkoc të Rahovecit, duke i dëgjuar deklaratat e tij për mundësinë e uljes së pagave, për shkak të grevës, me qëllim të plotësimit të kërkesave të tyre, e kanë ndier vetën të fyer, edhe pse njëkohësisht krenohen që ish nxënësi i tyre ka arritur në këtë pozitë.  Shani Hoti njëri nga mësuesit e kësaj shkolle në një postim ka thënë se ai dhe kolegët nuk pajtohen me deklartat pubike të ministrit Hoti, për shumë arsye. Ndër to ia rikujtojnë faktin se familja e ish Mesuesit të tij të Matematikës Nezir Hoti, tashmë i ndjerë, nuk përfiton as edhe një qindarkë të vetme që nga vdekja e tij që 8 vite.
“Ndërsa ai së bashku me parlamentarët, përfaqësuesit tanë, për më shumë se 6 muaj i lanë peng Institucionet e vendit dhe edhe pse nuk punuan as edhe një ditë të vetme, nuk lanë pa ia zhvatur qindra mijëra euro bugjetit të varfër të Republikës së Kosovës”, ka përkujtuar mësuesi Hoti.
“Gjithashtu zotëri Ministër mos u shqetësoni Ju dhe kolegët tuaj që fatbardhësisht keni me së paku 3-4 vende pune, fëmijët tuaj nuk ndjehen të rrezikuar nga kjo “Grevë”, sepse Fëmijët tuaj i shkolloni nëpër Kolegje me renome botërore, ndërsa shumica e fëmijëve tanë janë të privuar nga ky privilegj”, i është tërhequr vërejtja ministrit Adullah Hoti.
“Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se sa zbatimi i “Kontratës Kolektive” në tërësi, me qëllim të vetëm mbrojtjen tonë ligjore dhe sigurimin e vendeve të punës, ku dita-ditës shumë mësimdhënësve po iu rrezikohet vendi i punës” ia ka kujtuar ministrit Abdullah Hoti, Shani Hoti, mësimdhënës i Historisë dhe Edukatës Qytetare, në Shkollën e Mesme të Ulët “4 Dëshmorët”, në Ratkoc të Rahovecit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here